ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 3 hours ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 3 hours ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 4 hours ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 4 hours ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kroaci shënoi 28-vjetorin e masakrës së Vukovarit

albnews by albnews
18 November, 2019
in Bota
0
Kroaci shënoi 28-vjetorin e masakrës së Vukovarit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Viktimat e masakrës së Vukovarit të vitit 1991 u përkujtuan sot në përvjetorin e 28-të

Vukovari, një qytet që ndodhet në afërsi të kufirit me Serbinë përgjatë lumit Danub, ishte skenë e luftimeve të ashpra pas shkëputjes së Kroacisë nga ish-Jugosllavia.

RelatedPosts

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

Avioni i pasagjerëve qëndron një orë në ajër pasi … kontrollorin e pistës e kishte zënë gjumi

BBC: Çifti Macron do të paraqesë prova shkencore në gjykatë për të vërtetuar se Brigitte ka lindur femër

Ushtarët e Jugosllavisë bashkë me forcat paramilitare serbe e kanë mbajtur qytetin e Vukovarit nën rrethim për 87 ditë. Në këto ditë, në qytet ranë më shumë se 11000 bomba dhe qyteti kaloi në duart e forcave serbe më 18 nëntor të vitit 1991.

Mijëra qytetarë dhe zyrtarë kroatë morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Vukovar.

Në mesin e tyre ishin edhe presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviç dhe kryeministri Andrej Plenkoviç, të cilët morën pjesë në ceremoninë para spitalit ku u trajtuan të plagosurit, i cili është simbol i masakrës së Vukovarit.

Në fjalimin e tij, Jandrokoviç tha se në Vukovar kishte edhe epikë heroike, edhe tragjike. Ai theksoi se ata që u vranë në Vukovar, kanë sakrifikuar jetët e tyre për të mbajtur gjallë Kroacinë sot.

Kryeministri Plenkoviç tha se Vukovari meriton një respekt të veçantë.

Gjatë ceremonisë, u mbajt një marsh përkujtimor nga spitali deri te varrezat përkujtimore, ku u varrosën viktimat e masakrës. Të afërmit e viktimave dhe qytetarët vendosën lule te varrezat.

Është përllogaritur se mbi 3000 persona, kryesisht kroatë, u vranë dhe mijëra të tjerë u mbajtën nëpër kampe.

Gjatë rrethimit, qyteti praktikisht u rrafshua.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY) për masakrën ndaj civilëve të qytetit ka dënuar me burg zyrtarët e ushtrisë së ish Jugosllavisë, Mile Mrkshiç (10 vite) dhe Veselin Sljivançanin (20 vite).

Pas luftës, Vukovari u vendos nën administrim të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe u riintegrua si pjesë e Kroacisë në vitin 1998.

Pushtimi serb, i cili filloi pas rrethimit, zgjati deri më 15 janar të vitit 1998.

Trupat e rreth 500 personave të vrarë në Vukovar nuk janë gjetur akoma.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result