ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 12 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 12 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 13 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tentoi të vriste me armë pronarin e hotelit, Apeli liron nga qelia reperin e “Hellbanianz”! Ç’ndodhi në biznes dhe përplasja me recepsionisten

albnews by albnews
22 September, 2023
in Albania
0
Tentoi të vriste me armë pronarin e hotelit, Apeli liron nga qelia reperin e “Hellbanianz”! Ç’ndodhi në biznes dhe përplasja me recepsionisten
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia reperin Ervin Selita, i cili tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli në Tiranë në 2 shkurt të vitit 2022.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për pjesën e mbetur prej 1 vit e 9 muaj burgim për Ervin Selitën.

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

Ky i fundit u dënua në Shkallën e Parë me 5 vite burg për akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.

Njoftimi i Gjykatës:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 02.02.2022 rreth orës 02:00 nga salla operative Tiranë është marrë njoftim se në lagjen e quajtur “Vilat Gjermane”, në fillim të rrugës “Tre Vëllezërit Kondi”, Tiranë kishte një konflikt mes disa shtetasve, konflikt i shoqëruar edhe me përdorimin e armëve të zjarrit.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E.S, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 302, datë 08.02.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.A.S. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i K. Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E. A. S. për kryerjen e veprës penale “Prishja e qetësisë publike” të parashikuar nga neni 274/1 i K.Penal, dhe, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurin E. A. S. me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit E. A. S. i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin E. A. S. fillon nga dita e arrestit, më datë 05.02.2022 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale sekuestruar sipas procesverbalit datë 02.02.2022 për efekt të procedimit penal Nr. 919 të vitit 2022, të asgjësohen.

Shpenzimet proçeduriale hetimore dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 (pesëmdhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Çështja në apel u shqyrtua vetëm mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri E.S., që kërkoi:

Ndryshimin e vendimti Nr. 302, datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në paragrafin 5 të dispozitivit të vendimit dhe konkretisht:

  • pezullimin e ekzekutimit të dënimit, për pjesën e mbetur prej 1 vit e 9 muaj (21 muaj) burgim për të pandehurin E.S, sipas dispozitave të nenit 59 të K. Penal, si dhe urdhërimin që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të vihet në provë, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Në përfundim të gjykimit, më datë 17.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Dritan Hasani dhe anëtar Znj. Emona Muçi dhe Z. Genti Shala, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit Nr. 302, datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me këtë ndryshim;

-Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit E. S., në provë për një periudhë prej 3 (tre) vjet;

-Urdhërohet i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit E. S., nëse nuk mbahet për shkaqe të tjera të ligjshme.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result