Fjolla Morina prej kohësh na ka prezantuar me partnerin e saj. Këngëtarja publikoi pak javë më parë në mediat sociale një selfie në krahët e tij ku shihen në një ambient romantik e të zbukuruar me tullumbace.
Partneri i saj i ri duket të jetë i panjohur në botën e showbizit teksa krah fotos Fjolla shkroi vetëm: “Zemra ime”.
Mirëpo, pas tyre në mur është shkruar me tullumbace “Nuse e ardhshme(Bride to be)”, duke ngritur aludime se ata po mendojnë për martesë.
Diçka që e ka raportuar edhe “Prive” në emisionin e fundit duke zbuluar se burime pranë çiftit i kanë bërë me dije diçka të tillë.
Sakaq, sot Fjolla ka ndarë një foto me partnerin e saj duke e uruar për ditëlindje dhe për përvjetorin e tyre, duke lënë të kuptohet se kanë kohë bashkë.
“Sot kemi një festë të dyfishtë. Ditëlindjen tënde dhe përvjetorin tonë deri në pafundësi!”- shkruan Fjolla.