Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha sot se BE do të presë përfundimin e hetimeve për sulmin terrorist në veri të Kosovës para se të ndërmarrë ndonjë masë ndaj Serbisë.
Kjo ishte përgjigje e Stanos kur u pyet lidhur me pretendimin se disa shtete të BE-së kanë kërkuar masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të së dielës në veri.
“…Para se të merret çfarëdo mase dhe hapa ndaj Serbisë do të presim hetimet e thella për sulmin terrorist…”, tha ai.
“Nuk është kompetencë ime të jap informacione nga bisedat konfidenciale…”, ka thënë Stano.
Sipas tij, aktualisht shtetet anëtare duhet të vendosin tani si të merren me situatën pasi ka ndryshim të rëndësishëm të situatës pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.