Të paktën shtatë persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Murcia në Spanjën juglindore, tha kryebashkiaku i qytetit, duke shtuar se ekipet e shpëtimit ishin ende në kërkim të personave të zhdukur pas zjarrit.
Zjarri shpërtheu në orët e para të ditës së sotme në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit.
Pamjet e postuara në llogarinë e X nga departamenti i zjarrfikësve të Murcias tregojnë zjarrfikësit që punojnë për të vënë nën kontroll flakët brenda klubit të natës. Sipas pamjeve, zjarri shkatërroi një pjesë të çatisë.
Numri i vdekjeve brenda klubit të natës në Atalayas është rritur në shtatë,” shkroi kryebashkiaku i Murcias Jose Bagesta në X.
“Ne jemi të shkatërruar,” i tha ai rrjetit televiziv spanjoll 24h, duke shtuar se shpëtimtarët ende po kërkonin disa njerëz që u raportuan të zhdukur.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.