ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 12 minutes ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 22 minutes ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 1 hour ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 2 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

“Në radio”/ Merr “Aleksandrin e Madh”, Alketa Gashi Fazliu, prezantuese e Festivalit të Këngës në RTK

albnews by albnews
1 October, 2023
in Kulture, Shqiperia
0
“Në radio”/ Merr “Aleksandrin e Madh”, Alketa Gashi Fazliu, prezantuese e Festivalit të Këngës në RTK
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkrimtarja dhe gazetarja nga Kosova, Alketa Gashi Fazliu, është nderuar me medaljen e artë “Aleksandri i Madh”. Ky çmim ndërkombëtar i është atribuar për kontributin e saj në fushën e letërsisë.

“Është nderi më i madh që më është bërë deri tani. Për një njeri të letrave e për një shkrimtar ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm,” u shpreh Alketa në një intervistë për gazetarin Andri Xhahu në emisionin “Në radio”. 

RelatedPosts

Autoportreti i Rembrandtit nis turneun kombëtar në Britani

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Këtë medalje të rëndësishme të propozuar nga Lidhja e Shkrimtarëve në Kosovë për veprimtarinë e saj letrare e kanë marrë edhe personalitete nga fusha e politikës, artit, shkencës dhe sportit nga e gjithë bota.

“Është një çmim që jepet që nga viti 1985 nën kujdesin e UNESCO-s dhe nga Organizata për Zhvillimin e Artit dhe Kulturës në Athinë. Për mua është nder i madh, sepse bëhet në Greqi, një shtet që nuk e njeh Republikën e Kosovës. Uroj që pasi të marr çmimin më 29 tetor, të vijë edhe njohja e Kosovës, siç po më urojnë edhe kolegët.”

Alketa Gashi Fazliu është fituesja e 39-të e këtij çmimi, por e dyta mes shkrimtarëve nga Kosova.

“Emri i madh i letrave shqipe, Ali Podrimja, e ka marrë më herët këtë çmim. Për Kosovën e vogël dhe që nuk njihet nga Greqia, kjo medalje është vlerësim i madh.”

Në lidhje me projektet e reja, gazetarja dhe moderatorja tregoi se është e angazhuar me edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RadioTelevizionin e Kosovës.

“Festivali i Këngës është një projekt me të cilin po angazhohem shumë. Bashkë me Adi Krastën po përpiqemi që të bëjmë një festival historik, jashtëzakonisht të bukur, në datat 26, 27, 28 tetor.”

E pyetur nëse do të jetë ajo që do të ngjitet në skenën e festivalit si prezantuese, Alketa zbuloi ekskluzivisht:

“Po! Me shumë kënaqësi e them që ka qenë një prej ëndrrave të mia. Është edicioni i parë dhe po përpiqemi që ta bëjmë sa më bukur, më përmbajtshëm dhe sa më të rëndësishëm që të jetë e mundur.”

Por, cili do të jetë partneri i saj në skenë?

“Adi Krasta po e po, pastaj të shohim. Po finalizojmë dhe detajet e fundit. Do jenë tri net të mrekullueshme. Do ketë dhe post-festival. Po tentojmë që te Pallati i Rinisë ku do të mbahet, i cili ka qenë i djegur, të rindërtojmë diçka të bukur. Do të jetë si një feniks, si një ringjallje për të treguar rilindjen e popullit të Kosovës.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result