Karamuço tregoi se autoritetet kanë në dorë një dosje tjetër të quajtur “Metamorfoza 2 “
Eksperti Ervin Karamuço ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se shumë shpejt do të dalin përgjime të reja.
Karamuço tregoi se autoritetet kanë në dorë një dosje tjetër të quajtur “Metamorfoza 2”.
Sipas tij në këtë dosje do të ketë një shtrirje dhe përfshirje më të gjerë të emrave të persoanzheve të njohur.
“Po vjen Metamorfoze 2 që do jetë një rreth shumë i madh, dhe aty do ta kuptoni se pse na sulmojnë ne, ju, ata, ato. Në Metamorfozë 2 do ketë një përfshirje më të madhe dhe emra të tjera.
Me këtë dua ta mbyll…”- tha Karamuço.