• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
BIRN: Politika e PPP-ve në shëndetësi lë pas një gropë financiare

BIRN: Politika e PPP-ve në shëndetësi lë pas një gropë financiare

by albnews
5 October, 2023
in Albania
0
2
VIEWS

Ndërsa kontratat e partneritetit publik privat në shëndetësi po hetohen për konfliktin e interesit dhe dyshimet për korrupsion, pikëpyetje të reja ngrihen mbi kostot afatgjata të këtyre kontratave në sistemin shëndetësor shqiptar.

Ilir Rrapaj është aksioneri më i madh i kompanisë “SaniService” në kontratën e partneritetit publik privat të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale – i cili u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022.

Por Rrapaj ishte njëkohësisht edhe klienti më i madh i “SaniService”, duke marrë pagesa prej 1.7 miliardë lekësh ose rreth 16 milionë euro në total përmes dy kompanive të tjera të tij, GlobalSher dhe Albamed 2014 përgjatë viteve 2016-2021.

Të dhënat e siguruara nga hetimi 3-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme tregojnë se pasi u shpall fitues i koncesionit, Rrapaj dhe një rreth i ngushtë bashkëpunëtorësh krijuan një rrjet kompanish të reja për t’i ofruar shërbime kompanisë koncesionare “SaniService”.

Këto kompani u faturuan taksapaguesve shqiptarë miliona euro shërbime, ndonëse nuk është e qartë se sa prej punëve u kryen realisht prej tyre.

Ilir Rrapaj u arrestua më 17 gusht me akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”, së bashku me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifim të dokumenteve. Hetime po zhvillohen gjithashtu për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në dhënien e koncesionit të sterilizimit.

Sipas vendimit gjyqësor për masat e sigurisë, Ilir Rrapaj u paracaktua si fitues i koncesionit të sterilizimit dhe në favor të tij u manipulua studimi i fizibilitetit. Hetimi ekspozoi gjithashtu favorizimin e subjektit privat në tavolinën e negociatave si dhe pagesa të dyshimta dhe fryrje të kostove gjatë zbatimit të kontratës.

Dosja hetimore e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale i dha një goditje të rëndë modelit të partneritetit publik privat që qeveria e kryeministrit Edi Rama ndoqi në sektorin e shëndetësisë, që pas ngjitjes në pushtet në vitin 2013.

Dy kontrata të tjera PPP në shëndetësi, ajo e kontrollit mjekësor bazë të popullsisë e njohur si Check- up dhe kontrata e analizave mjekësore po hetohen gjithashtu për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme.

Të katërta kontratat u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 20.1 miliardë lekë [190 milionë euro] deri në fund të vitit 2022, ndërsa vlera e tyre totale pritet të shkojë në 45.5 miliardë lekë [430 milionë euro] përgjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre.

Ndonëse operojnë në shërbime të ndryshme, kontratat PPP në shëndetësi kanë sipas ekspertëve të financave publike, një tipar të përbashkët: ato u shërbejnë interesave të kontraktorëve privatë në dëm të interesit publik.

“Hartimi i secilës kontratë ka patur prioritet begatim financiar për individë biznesmenë pranë drejtuesve politikë,” thotë Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencës, ndërsa shtoi se në raste të tilla “nuk ka asgjë që garanton eficensën buxhetore”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të BIRN.

Legjislacioni shqiptar e përshkruan partneriteti publik privat si një formë bashkëpunimi afatgjatë të rregulluar me kontratë, ku partneri privat merr përsipër ofrimin e një shërbimi publik në këmbim të investimeve për të ndërtuar ose rinovuar objekte të infrastrukturës publike.

Vlera e investimit është një faktor i rëndësishëm në këto kontrata dhe është përdorur shpesh si justifikim për dhënien e këtyre shërbimeve me koncesion, me argumentin se sektorit publik i mungojnë paratë për investime të shpejta në përmirësimin e shërbimeve.

Nga fillimi i vitit 2015 deri në vitin 2019, Ministria e Shëndetësisë firmosi katër kontrata PPP me kompani private; ku kontrolli mjekësor bazë – i njohur ndryshe si Check up u fitua nga kompania 3P Life Logistic, shërbimi i hemodializës në 5 rajone të vendit nga kompania DiaVita, shërbimi i sterilizimit nga kompania SaniService dhe koncesioni i analizave mjekësore nga kompania koncesionare Laboratory Networks.

Megjithatë, të katërta kompanitë private premtuan së bashku investime në vlerën e 4.1 miliardë lekëve ose gati 9% të vlerës së planifikuar për t’u paguar nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Partitë politike në opozitë i konsiderojnë këto kontrata si afera korruptive dhe po kërkojnë së fundmi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e tyre – por janë përballur me kundërshtimin e deputetëve të mazhorancës.

Përfaqësues të opozitës ngrenë gjithashtu pikëpyetje nëse investimet e përcaktuara në kontrata u realizuan ndonjëherë.

“Nga njëra anë kemi një shtet që thotë nuk kam para dhe nuk e bëj dot, nga ana tjetër kemi një privat, i cili thotë se paratë ia marr po shtetit dhe më këto para’ jo vetëm që bëka investimin apo merr njerëz në punë, por dilka edhe me fitim. Si ka mundësi?!,” pyet Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog dhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike.

“Tek sterilizimi, qendrën e sterilizimit ia kemi dhënë ne [spitali publik]. Tek Check – up, njerëzit besoj e dinë që shkojnë në qendër shëndetësore. Mjeku dhe infermieri që i jep shërbimin janë të qendrës shëndetësore,” shtoi ai.

Edhe Gazmend Koduzi, pedagog në Universitetin e Elbasanit ngre pikëpyetje nëse kompanitë private i kanë zbatuar detyrimet kontraktuale për investimet.

“Sipas kontratës së koncesionit të Check-up, duhej të ndërtoheshin 18 laboratorë në vend, që në fund të periudhës së koncesionit i transferoheshin sistemit publik. Realisht janë ngritur vetëm 3 laboratorë, të tjerët janë marrë me qera nëpër qytete të ndryshme, për të treguar që ne kemi shumë laboratorë,” tha Koduzi.

Efektiviteti i kontratave PPP në sektorin e shëndetësisë vihet në pikëpyetje edhe nga Irena Beqiraj, një konsulente financiare që shërbeu si zv.ministre dhe këshilltare në kabinetin e kryeministrit Edi Rama gjatë viteve 2015-2017.

“Të masësh leverdishmërinë ekonomike të një politike në fushën e shëndetësisë, aq më tepër kur kjo realizohet me anë të PPP, është detyrë e vështirë. Ajo ka nevojë për të dhëna, studime, edhe analiza, të cilat duhet të përfshijnë jo vetëm buxhetin e shtetit, por edhe buxhetin individual të qytetarëve, të cilët sot paguajnë 57% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepat e tyre,” tha Beqiri për BIRN.

“Është për të ardhur keq që këto vlerësime mungojnë tërësisht nga ministria si autoritet kontraktor, duke lënë kështu një fushë të hapur për konkluzione të bazuara në besime dhe opinione subjektive,” shtoi ajo.

‘Gropë financiare’

Ndërsa hetimet e Prokurorisë vërtetuan të paktën në një rast hartimin e kontratës PPP në kushtet e konfliktit të interesit, auditet e Kontrollit të Lartë të Shtetit vlerësojnë prej vitesh pagesa prej qindramilionë lekësh për shërbime të pakryera në favor të kompanive koncesionare.

Sipas KLSH-së, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e ka paguar kompaninë koncesionare të Check-up-it me 930 milionë lekë më shumë për shërbime të pakryera gjatë viteve 2015-2019.

I njëjti problem është evidentuar edhe me koncesionin e hemodializës për disa vite radhazi. Vetëm në vitin 2021, kompania koncesionare DiaVita përfitoi sipas KLSH-së 69 milionë lekë pagesa shtesë për 6248 seanca të dializës, të cilat nuk i kishte kryer.

Favorizimet ndaj kompanive koncesionare reflektojnë sipas Aranita Brahajt problemet e shumëfishta në hartimin e kontratave si dhe mungesën e një sistemi kontrolli në zbatimin e tyre.

“PPP në shëndetësi janë bërë pa plane të sakta fizibiliteti, pa model administrimi, janë segmentuar disa shërbime që nuk kanë sens të jepen në PPP, nuk janë pilotuar zhvillimet, nuk ka patur garë të hapur ndërkombëtare e për më keq, asnjë sistem të mirë të kontrollit të zbatimit të kontratës,” tha Brahaj.

Ajo shtoi gjithashtu se pasojat janë të rënda dhe afatgjata për sistemin e shëndetësisë.

“Nëse një forcë politike zbatoi program të caktuar për PPP në shëndetësi, kosto e vendimmarrjeve afatgjata si PPP është shumë më e gjatë se qeverisja e saj,” shtoi Brahaj.

Edhe Gazmend Koduzi thekson se kontratat PPP në shëndetësi po lënë pas një gropë financiare, pa kontribuar realisht në përmirësimin afatgjatë të shërbimeve.

“Sistemi publik nuk përfiton as “know-how”, as logjistikë që nuk e ka vetë dhe as aparatura moderne,” tha Koduzi, ndërsa bëri thirrje për anulimin e kontratave dhe rikthimin e këtyre shërbimeve pranë spitaleve.

Previous Post

‘I paaftë dhe gënjeshtar,” sondazhi zbulon se çfarë mendojnë britanikët për Sunak

Next Post

“Nipi im shkoi te ajo klinike, iu desh 5 orë të zgjohej”, vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes te densiti, aktorja Pitarka mes lotësh: Si nuk e denoncova më parë

albnews

albnews

Related Posts

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!
Albania

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit
Albania

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër
Albania

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Next Post
“Nipi im shkoi te ajo klinike, iu desh 5 orë të zgjohej”, vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes te densiti, aktorja Pitarka mes lotësh: Si nuk e denoncova më parë

“Nipi im shkoi te ajo klinike, iu desh 5 orë të zgjohej”, vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes te densiti, aktorja Pitarka mes lotësh: Si nuk e denoncova më parë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM