Ndërsa ka ndarë disa foto nga takimi me qytetarët, Basha shprehet se krimi dhe korrupsioni janë sipas tij një nga shkaktarët kryesorë të situatës së rëndë ekonomike që po kalon vendi sot.
Sipas kreut të PD, “ajo që i mungon vendit sot është një alternativë e përgjegjshme dhe e vërtetë për njerëzit”.
“Një ditë e bukur sot mes qytetarëve të Pogradecit, pranë njerëzve, për të dëgjuar problemet me të cilat ata ndeshen përditë.
Per ne, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është pa kompromis, si një nga shkaktarët kryesorë të situatës së rëndë ekonomike që po kalon vëndi sot.
Shqipëria ka plot matrapazë që abuzojnë përditë me pasuritë e saj, siç ka dhe politikanë që shkelin mbi interesin e njerëzve për hallet e tyre personale.
Ajo që i mungon vendit është një alternativë e përgjegjshme, që e çliron potencialin e jashtëzakonshëm dhe që shkon përtej fasadave, një alternativë e vërtetë për njerëzit.
Për këtë po punojmë, për këtë është angazhuar, dhe këtë do ta bejë realitet Partia Demokratike e Shqipërisë”, shkruan Basha.