Sopranoja e njohur Ermonela Jaho ishte i ftuara i episodit të katërt në sezonin e dytë të podcastit “Flasim”, të kryeministrit Rama, ku rrëfeu si kurrë më parë sfidat që ka hasur gjatë karrierës së saj, rëndësinë e njerëzve që e kanë nxitur të ndjekë ëndrrat dhe “luftën” e bërë për të mos i braktisur kurrë këto të fundit.
Ermonela Jaho është artistja, e cila pas sukseseve, çmimeve dhe arritjeve në karrierë fsheh pas eksperienca e histori të jetuara në ndjekje të ëndërrave të saj. Sipas saj dëshira dhe pasioni për të ndjekur këto të fundit qëndrojnë pas suksesit të saj.
“Nuk ka formulë, të them të drejtën, pa bërë shumë histori. Formula e vetme është diçka e brendshme, është ajo energjia, ajo flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes. Me një punë të jashtëzakonshme sepse dhe ëndrra më e bukur, edhe ajo që duket diçka e jashtëzakonshme, le të themi, do një punë shumë të madhe sepse po të kapeshin ëndrrat kaq kollaj, nuk do të kishin këtë magji.