ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 3 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 3 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 8 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 8 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vuçiq për Radoiçiqin: Bashkëpunëtor i afërt, nuk do ia dorëzojmë Kosovës

albnews by albnews
7 October, 2023
in Kosova, Technologji
0
Vuçiq për Radoiçiqin: Bashkëpunëtor i afërt, nuk do ia dorëzojmë Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi për “Sky News” se Milan Radoiçiqi nuk është mik i tij, por bashkëpunëtor i afërt, për shkak se ai ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Ai akuzohet [në Serbi] për një krim të madh dhe serioz,” theksoi Vuçiq.

RelatedPosts

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Presidenti gjithashtu shtoi se Serbia nuk mund t’ia dorëzojë Radoiçiqin Kosovës, me kërkesë të Prishtinës, sepse nuk e njeh pavarësinë e fqinjit jugor.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit. Gjatë këtij sulmi u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Pasi zunë në prit një patrullë policore, sulmuesit u strehuan në manastirin e Banjskës dhe vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.

Bashkimi Evropian e ka cilësuar si akt terrorist, ndërkaq Serbia mohon çdo përfshirje në sulmin, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë Radoiçiqi.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiq tha se ai nuk mund t’i quajë sulmuesit terroristë, edhe pse tha se dënon vrasjen e policit kosovar.

“Ata persona [sulmuesit] u dëbuan nga pragu i tyre,” tha Vuçiq, duke shtuar se sulmuesit “kanë jetuar atje [në Kosovë] dhe dëshironin që të riktheheshin”.

Dislokimi i ushtrisë “nuk është faktor destabilizues”

Vuçiq tha se dislokimi i ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën nuk ishte një faktor destabilizues në Kosovë.

“Ushtria u dislokua sepse situata në Kosovë ishte e vështirë. Këtë gjë bëjnë ushtritë në mbarë botën, por pa qëllim për të sulmuar dikë,” tha Vuçiq.

Lideri serb tha se vetin e kaluar, Serbia kishte vendosur 14.000 ushtarë afër kufirit.

“Ne e kemi shtensionuar situatën. Ne do të kemi njerëz nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të cilët do të shohim se ne tani aktualisht kemi afër 4.400 ushtarë [afër kufirit],” tha Vuçiq.

Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Serbia “ka nisur tërheqjen” e forcave të saj nga kufiri me Kosovën. Uashingtoni e cilësoi këtë si “lajm të mirë”.

Ushtria serbe u dislokua përgjatë kufirit me Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Vuçiq për “armatimet nga Serbia”

I pyetur në lidhje me pretendimet se sulmuesit në veri të Kosovës përdorën armë nga Serbia, presidenti Vuçiq tha se “pjesa më e madhe e armëve të policisë së Kosovës janë me origjinë nga Serbia”.

“Nuk ua kemi shitur ne atyre,” tha ai, duke shtuar se disa oficerë policie të Kosovës “që ndoqën serbët mbanin AK të prodhuara këtu në Kragujevc [në qendër të Serbisë]“.

Vuçiq tha se armët gjenden lehtësisht, jo vetëm në “tregun e zi”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar më 3 tetor se Kosova ka konfiskuar armë të prodhuara në Serbi pas sulmit të 24 shtatorit.

Ajo hodhi poshtë pretendimet e mëparshme të autoriteteve serbe se armët e përdorura nga grupi i udhëhequr nga Radoiçiqi ishin marrë në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës. /REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result