Samiti i procesit të Berlinit, i cili pritet të mbahet më 16 tetor në Tiranë, si edhe vizita e presidentit francez Emanuel Macron në vendin tonë, ishin në fokus të takimin, që kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Në një postim në rrjetet sociale ku ndau foto nga ky takim Rama shkruan: Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.