Revista e njohur “Playboy” ndërpret marrëdhëniet kontraktuale me ish-yllin libanezo-amerikan të filmave për të rritur, Mia Khalifa për shkak të mbështetjes së saj ndaj sulmit të Hamasit mbi Izraelin. “Playboy” argumenton se vendimi është marrë pasi ata ndjekin një politikë me zero tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes.
“Ne po ju shkruajmë sot për t’ju njoftuar për vendimin tonë për të ndërprerë marrëdhënien me Mia Khalifa. Kjo përfshin fshirjen e kanalit të Mia Khalifa-s në platformën ‘Playboy’. Mia ka bërë komente të neveritshme dhe të qortueshme duke manifestuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm“, thuhet në njoftimin e revistës së njohur.
Vetë modelja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të postimeve të saj në mbështetje të hapur për grupin militant palestinez Hamas, pas sulmit vdekjeprurës të së shtunës.
Ajo shkroi postime të shumta në Twitter duke nxjerrë në dritë konfliktin e tmerrit, duke bërë shaka për ‘regjimin sionist të aparteidit që u rrëzua nga luftëtarët guerilë me këmisha të rreme Gucci’.
Faqja e Khalifa tani tregon një grafik “Nuk u gjet” në faqen e internetit, pasi revista për të rritur lëshoi një deklaratë që konfirmon se ajo nuk po krijon më përmbajtje për platformën e tyre CENTERFOLD, së cilës iu bashkua në shkurt 2022.