Shqipëria e Sylvinhos, trajneri i kuqezinjve për Reuters: Nuk heqim dorë nga shpirti i ekipit, duke jetuar këtu gjejmë lojtarët e duhur

albnews
By
1 Min Read

Shqipëria ka ndërruar fytyrë që prej ardhjes në pankinë të trajnerit brazilian, Sylvinho. Kuqezinjtë janë në rrugën e duhur për kualifikimin në Euro 2024 dhe natyrisht, një meritë për këtë e ka edhe tekniku. Në një intervistë të dhënë për Reuters, Sylvinho ndalet të flasë për evidentimin e lojtarëve që mund të bëjnë mirë dhe për punën e madhe që bëhet jashtë fushës së blertë.

“Duhej të jetonim në Tiranë për të zhvilluar punën tonë. Kemi udhëtuar shumë, kemi takuar lojtarët, por të gjitha të dhënat e marra nga FSHF kanë qenë shumë të çmuara. Nëse nuk do të punonim nga zyrat e Federatës në Shqipëri, ndoshta nuk do ta kishim gjetur kurrë Jasir Asanin. Ka miliona shqiptarë që jetojnë kudo në botë, ne ishim duke kërkuar për një lojtar në krahun e djathtë, me këmbën e majtë dhe gjetëm Asanin.

E dashuruam menjëherë këtë lojtar dhe po rezulton fantastik me ne. E gjithë ideja e projektit tonë është që të prekim shpirtin dhe zemrën e lojtarëve shqiptarë. I pëlqejmë golat e bukur, lojën e bukur, por nuk duhet të heqim kurrë dorë nga shpirti i ekipit”, tha trajneri i kuqezinjve.

Share This Article