Kur ka kaluar më shumë se muaj nga aksidenti i “çmendur” në zonën e liqenit artificial të Tiranës, policia ka arrestuar shoferin e automjetit BMW X6, i cili u përplas te Diga e Liqenit.
Sipas News24, në pranga është vënë Emiljano Nina, i cili është edhe kushëriri i të shumkërkuarit Ervis Martinaj.
Kushëriri i Ervis Martinajt, braktisi mjetin dhe mori targat e mjetit luksoz, ndërsa deri më sot ndodhej në arrati.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe ka përfunduar në digë