Ndihmonin emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohen 9 persona në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të operacionit “Fazat”, kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit nëntë persona. Ata merrnin automjete me qira dhe i transportonin emigrantët për kalim ilegal.

Aksioni policor u krye pas gjashtë muajsh hetime, thanë autoritetet, duke shtuar se është vërtetuar se këta shtetas të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave që varionin nga 3500-5000 euro transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India.

Sipas policisë, emigrantët pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra me qira drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Mësohet se të arrestuarit janë ; Daniel Sina, Rexhina Hyka, Fatmir Kapa, Shani Piro, Ledion Koçiu, Emiljan Sina, Ardjan Tema, Hume Murrizi dhe Eleva Pirro.

Policia tha se pagesat dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar shtatë automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve, 4.000 euro dhe rreth 100.000 lekë, të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 19 telefona mobilë të pjesëtarëve të rrjetit.

Share This Article