Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është kthyer në një “stadium”, pasi qindra tifozë janë mbledhur për të parë live ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Euro 2024.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video nga momenti kur Jasir Asani shënoi golin e avantazhit ndaj çekëve.