Nga 1-10, sa pikë i jep Olta skenës së puthjes me Luizin në film?

albnews
By
1 Min Read

Olta Gixhari ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ të vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj. Këta të fundit gjetën rastin t’i bënin disa pyetje pikante lidhur me rolin e saj në filmin ‘Në Kuadër të Dashurisë’, ku protagonist ishte edhe Luizi.

Shumë e komentuar ka qenë edhe puthja mes tyre, që në film në fakt nuk ishte vetëm 1 puthje. E pyetur se si puthte Luizi, aktorja e njohur tha:

“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, tha ajo.

Ndërsa kur u pyet nga Donaldi dhe Romeo se çfarë vlerësimi do t’i jepte Luizit nga 1 tek 10 për realizimin e rolit në film sipas mendimit të saj, aktorja u shpreh:

“10”.

Share This Article