ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 12 minutes ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  18 minutes ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 23 minutes ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 31 minutes ago
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore 35 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Procesi i Berlinit? Nga hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, te Rehabilitimi i HEC-it të Fierzës! Projektet për vitet 2024-2027

albnews by albnews
15 October, 2023
in Albania
0
Procesi i Berlinit? Nga hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, te Rehabilitimi i HEC-it të Fierzës! Projektet për vitet 2024-2027
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni Evropian, në mbledhjen e nivelit të lartë të Procesit të Berlinit nesër në Tiranë, do të parathotë një paketë të madhe me investime nga buxheti i Bashkimit Evropian. Paketën në detaje pritet ta paraqesë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të muajit nëntor, kur edhe do të publikohet programi vjetor i zgjerimit me raportet e progresit për vendet që u janë hapur bisedimet për anëtarësim, si Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si  dhe vendet kandidate për anëtarësim, si Kosova dhe Bosnje-Hercegovina.

RelatedPosts

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Kosova tashmë është nën masa ndërshkuese të BE-së, që përfshijnë edhe mosshqyrtimin e disa projekteve që financohen nga Bashkimi Evropian. Shpresohet që në Tiranë tonet të ulen për Kosovën dhe projektet të rifuten për shqyrtim, sidomos pas sulmit terrorist të Banjskës më 24 shtator 2023. Serbia është nën orbitën e vendosjes së sanksioneve të BE-së, në varësi të rezultateve të hetimit për sulmin terrorist.

Axhenda e Konektivitetit (Ndërlidhjes) e Procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit është një nismë e ish-Kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me korridoret evropiane të ndërlidhjes, pas pasigurisë së krijuar nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në po këtë vit.

Procesi i Berlinit ka si plan kryesor planin e quajtur Axhenda e Konektivitetit(Ndërlidhjes). Kjo axhendë ka si objektiv përgatitjen dhe financimin e një numri projektesh të rëndësisë strategjike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë të lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor me fort me njëra-tjetrën dhe me Bashkimin Europian. Fokusi është kryesisht në projekte të transportit, por dhe të ndërlidhjes energjetike. Një theks të veçantë ka marrë ndërlidhja dixhitale dhe tregu dixhital.

Deri në shtator 2023, në vlerë totale, Shqipëria përfaqësonte rreth 13% të projekteve të Axhendës (nga 7% në fund të vitit 2019 dhe 11 përqind në fund të vitit 2020), duke përmirësuar pozicionin e saj, për shkak të miratimit të dy projekteve të reja në samitin e Sofjes, për rehabilitimin e HEC-it te Fierzës dhe By-Pass-it të Tiranës. Shqipëria ka dhe shpërndarjen më të gjerë të investimeve në bazë sektori, duke përfshirë transportin, energjinë dhe sektorin dixhital.

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor

Procesi i Berlinit ofron për vendet e Ballkanit Perëndimor një instrument financues, që është Instrumenti i Investimit të Ballkanit Perëndimor. Instrumenti siguron mbështetjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Komisioni i Bashkimit Europian, me grante dhe bashkë-financime nga institucione të tjera financiare, siç janë bankat e zhvillimit(Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, Banka gjermane KfW, Banka Botërore, etj.), përmes kredive te buta.

Së bashku me përfituesit në Ballkanin Perëndimor, Instrumenti i Investimi i Ballkanit Perendimor është pjesë e një partneriteti unik që përcakton përparësitë dhe paketat e ndihmës për investime strategjike dhe reformë institucionale në rajon. Instrumenti kontribuon në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur investime që përmirësojnë konkurrencën dhe rritjen ekonomike.

Që nga viti 2010, instrumenti ka dhënë 1.3 miliardë euro grante për mbi 230 projekte dhe 20.8 miliardë euro investime në transport, energjetike dhe rrjetet digjitale, në energjinë e ripërtëritshme dhe efiçiente, në furnizimin me ujë dhe sistemin e menaxhimit të ujërave të zeza, në mbrojtjen nga përmbytja, në arsim, qendra kërkimi shkencor dhe të kulturës, në institucionet shëndetësore dhe gjyqësore, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Në këtë proces, Shqipëria deri tani ka qenë një nga vendet më aktive. Shqipëria ka lëvizur nga vendi i katërt, në vitin 2014, në vendin e dytë në vitin 2016-2017 dhe në vitet 2021-2022, në lidhje me aplikimin dhe thithjen e fondeve që ofron Instrumenti i Investimeve i Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria qëndron në vendin e dytë, pas Serbisë, me 36 përqind të fondeve të përthithura. Në disa thirrje për projekt-propozime të Instrumentit të Ballkanit Perëndimor, që mbështet përgatitjen me asistencë teknike të disa projekteve të rëndësishme të gjashtë vendeve përfituese, Shqipëria u rendit në vendin e parë për vitet 2021-2022.

 Projektet e Shqipërisë

Mbështetje në ndërtimin e by-pass-it të Tiranës         150.9 mln euro

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës        91.5 mln euro

Interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni e Veriut 70 mln euro

Internet broadband(me bazë të gjerë) 40 mln euro

Kalatat 1 dhe 2 Porti i Durrësit  62.4 mln euro

Rehabilitimi HEC i Fierzës     42.7 mln euro

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor është një platformë unike dhe e suksesshme bashkëpunimi që i bashkon përfituesit, donatorët dhe huamarrësit për të përmirësuar harmonizimin dhe bashkëpunimin e investimeve për zhvillimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Instrumenti është një iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian, Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, donatorëve dypalësh dhe vendeve përfituese në Ballkanin Perëndimor, e nisur në dhjetor 2009, për të siguruar asistencë teknike dhe financiare për investime strategjike ne rajon. Instrumentit iu bashkuan edhe Banka Gjermane për Zhvillimi dhe Banka Botërore, e më pas edhe Agjencia Franceze e Zhvillimit.

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor kombinon grante, hua dhe kontribute të përfituesve për investime në infrastrukturë në sektorët e energjisë, mjedisit, sektorin social, transportit dhe digjital, si dhe për zhvillimin e sektorit privat.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg

Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result