Një gjykatë amerikane e ka urdhëruar Iranin që t’ia paguajë 180 milionë dollarë dëmshpërblim një gazetari të gazetës “Washington Post” për shkak të mbajtjes në burg për spiunazh në vitin 2014.
Një gjykatës në Gjykatën e Qarkut mori vendim që dëmshpërblimi t’i paguhet gazetarit Jason Rezaian dhe familjes së tij për shkak të dëmit, dhimbjes, vuajtjeve dhe humbjeve ekonomike të pësuara gjatë qëndrimit në paraburgim për 18 muaj në Iran.
Ky gazetar ka thënë se është keqtrajtuar fizikisht, i janë ndërprerë gjumi dhe kujdesi shëndetësor dhe është kërcënuar me ekzekutim gjatë qëndrimit në burgun iranian.
Ai ishte liruar nga burgu në Tehran në vitin 2016 pas 544 ditëve të qëndrimit në ndalim.
Megjithatë, ky vendim i gjykatës pritet të ketë vetëm ndikim simbolik. Tehrani nuk ka reaguar ndaj kësaj kërkese dhe nuk pritet që ta paguajë shumën e kërkuar nga drejtësia amerikane.
Në anën tjetër, avokati i këtij gazetari, David Bowker, tha se dëmshpërblimi mund të paguhet nga një fond i themeluar nga Kongresi, i cili u kushtohet viktimave të terrorizmit.
Gazetari Rezaian ishte korrespondent i akredituar i gazetës së njohur amerikane në Tehran. Ai ishte arrestuar më 22 korrik të vitit 2014, shkruan “Free Europe”,