Katër heronjtë rivarrosen pranë varrit të Adem Demaçit

albnews
By
1 Min Read

Heronjtë Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ceremonia e rivarrimit u bë me nderime të larta shtetërore, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës.

Pranë varreve të katër heronjve janë përkulur familjarë, miq e bashkëluftëtarë të tyre, kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetarë komunash e përfaqësues institucionesh.

Për katër heronjtë sot janë bërë homazhe edhe në Kuvendin e Kosovës dhe është mbajtur një akademi përkujtimore.

Share This Article