Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shfaq sot në Gjirokastër, pas protestës së mbështetur nga opozita.
Kryedemokrati reagoi për herë të parë për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit, duke paralajmëruar se po përgatitet lirimi i tij. “E patë se çfarë bënë dje, liruan Dritan Dajtin, i cili ishte dënuar përjetë dhe i ulën dënimin. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është drejtësia e Edi Ramës. Kriminelin që vrau 4 policë në krye të detyrës, drejtësia e bërë njësh me Edi Ramën i dha ata që donte ai, 25 vite burg dhe po bëjnë gati për ta liruar”.
Krah kreut të Komunës Lazarat dhe të zgjedhurit të zonës, Basha i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit. “Nuk e ka lidhur fatin e tij me ju, por me kriminelët që e sollën në pushtet. Po ua them shkurt dhe qartë: ky sistem duhet përmbysur me çdo kusht dhe çdo çmim. Duhet hedhur në Lanë”.