Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të dënonte sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, ndërsa bën thirrje për një pauzë në luftimet për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza.
SHBA ishte e vetmja votë kundër rezolutës të mërkurën (18 tetor), me 12 anëtarë që votuan pro dhe Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar abstenuan.
“Ne jemi në terren duke bërë punën e vështirë të diplomacisë,” i tha këshillit ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield pas votimit.
Teksti i hartuar nga Brazili do të kishte dënuar dhunën kundër të gjithë civilëve, por SHBA tha se nuk bëri mjaftueshëm për të nënvizuar të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje./ aljazeera