Një 56-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi ka trafikuar drejt Shqipërisë një automjet të marrë me qira në Kosovë një javë më parë.
Mësohet se në kuadër të operacionit, u bë sinjalizimi i vendndodhjes së automjetit tip “Volkswagen”, si dhe ndjekja dhe vënia në pranga e drejtuesit të tij, shtetasit B. K., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi”.