‘Raketat po vijnë’, gazetarja përjeton tmerrin gjatë raportimit live në jug të Izraelit, vrapon për të gjetur një vend të sigurt

albnews
By
1 Min Read

Gazetarja e BBC-së, Liz Doucet gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë ka përjetuar momente tmerri, ndërsa nisën të bien sirenat e alarmit.

Siç shihet në video, Doucet, e cila është shefja e departamentit të korrespondentëve ndërkombëtarë të BBC-së, ka vrapuar për t’u fshehur në një vend të sigurt.

Incidenti ndodhi ndërsa gazetarja ishte në një zonë të Izraelit jugor të mërkurën, përpara se transmetimi të ndërpritej nga sirenat e alarmit.

“Raketat po vijnë”, dëgjohet të thotë ajo ndërsa vrapon për t’u strehur në një vend të sigurt.

Share This Article