Një meritë të pa diskutuar në formimin e Berat Gjimshitit, kapitenit të Shqipërisë, ka edhe trajneri i tij tek Atalanta, Gian Piero Gasperini. Prej vitesh me të në stol, Gjimshiti është kthyer në një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Serie A, luan në nivele shumë të larta.
Gasperinit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, por sipas mediave italiane, bashkëpunimi ndërmjet tyre pritet të vijojë deri në 2025.
Atalanta dhe Gasperini kanë gjetur akordin total, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhet njoftimi zyrtar për rinovimin e kontratës.