Basha: Pak kohë ka mbetur për të zgjidhur krizën, përndryshe përplasja e paevitueshme!

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të fortë këtë të dielë, duke u shprehur se për zgjidhjen e krizës ‘me instrumenta politike’ kanë mbetur vetëm pak javë kohë, pasi përndryshe u shpreh Basha, tërbimi dhe zemërimi popullor do ta marrë përpara qeverinë dhe të gjithë banditët e lidhur me kryeministrin.

Basha: Këto janë javët e fundit të mundësisë për zgjidhjen e krizës politike me instrumenta politike, përplasja është e paevitueshme, nëse ky grup i strukturuar kërkon ta mbajë vendin peng dhe të përzërë shqiptarët, atëherë ajo që nisi në stadiumin e Tiranës është vetëm fillimi i një tërbimi dhe zemërimi popullor që do t’i marrë përpara me soj dhe sorollop.

Në një konferencë me gazetarët, Basha sulmoi ashpër kryeministrin, pjesëtarët e qeverisë si dhe bandat e lidhura me pushtetin se për ta funksionon vetëm një shprehje, “koha është para”. Sipas Bashës qeveria dhe kryeministri e dinë fare mirë se i kanë orët e numëruara dhe po mundohen të grabisim me sa mundin vendin dhe pasuritë e tij, përfshi këtu edhe shfrytëzimin në maksimum të aseteve të Shqipërisë për të kryer trafik masiv të drogës. Basha tha se Rama qëndron me bllok në dorë.

Basha u shpreh se opozita ka patur përherë vullnet për të zgjidhur krizën politike, por sipas tij kryeministri nuk ka pranuar, madje as ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Basha: Ky thotë jo! Zgjidhja e krizës politike është e pakalueshme dhe kjo krizë kalon përmes zgjedhjeve. Rama ka refuzuar ndërmjetësimin e huaj tre herë, nga tre entitete të ndryshme, dy bilaterale dhe një organizatë ndërkombëtare të cilat kanë ofruar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës.

Të gjithë e kanë të qartë motivin. ‘Koha është para”. Cdo javë që kalon për Ramën dhe grupin e tij të strukturuar, koha është para. Paratë e kontrabandës dhe trafikut të drogës në Durrës, ku futet sa kokainë aq dhe lekë të thata. Apo paratë që marrin nga portet e tjera, apo nga koncesionet e shëndetësisë, rrugëve etj. Cdo javë Rama me bllok në dorë nxjerr fitime marramendëse, prandaj ai thotë ta shtyjmë sa ta shtyjmë.

Share This Article