Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat dosjen e SPAK për hetimet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke i cilësuar si gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime monstruoze.
Ai theksoi se këto akuza janë stisur nga vetë Rama dhe larot e tij, duke shtuar se
“Së pari ju përshëndes juve dhe të gjithë qytetarët që do të ndjekin këtë ekspoze, deklaratë. Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës dhe larove të tij skapist, deklaroj me përgjegjësi të plotë para shqiptarëve se; kemi të bëjmë me një daci-bao fletë rrufe pet ata që nuk dine se ça janë, që në çdo paragraf shkrehen dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Ramës dhe të atyre që ndajnë të njëjtin moral me të. Ajo është një kosh me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime monstruoze, që faktojnë karakterin politik dhe amoral.”, tha ai.