ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen 6 hours ago
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar? 6 hours ago
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë 6 hours ago
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë 6 hours ago
Qindra të izoluar dhe evakuuar, mot i keq mbërthen Italinë Qëndrore dhe Veriore 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Artur Zheji: SPAK-u, kjo “parti” e re, përtej të majtës dhe të djathtës…

albnews by albnews
24 October, 2023
in Opinion
0
Artur Zheji: SPAK-u, kjo “parti” e re, përtej të majtës dhe të djathtës…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në rrokopujën e debateve, herë pjellore dhe herë shterpe që kanë shpërthyer mbas arrestimit të Malltezit, ngrenë krye shumë tema. Sepse duke parë milionat “legale” të eurove në qarkullim, ndër oligarkë dhe ndër familjarë të politikanëve, po kuptohet gjithmonë e më shumë se ka dy Shqipëri paralele. Shqipëria e Parë, mbyll muajin me shtrëngesa të mëdha dhe ndjehet e burgosur në luftën e ashpër të së përditshmes.

Shqipëria e Parë bën shoping te “Gabi”, gulçon kur blen bukën dhe ushqimin e përditshëm. Fytyrëtrishtuar shikon me tmerr çmimet që rriten dhe shpesh qëndron e ngurtë dhe e mjerë, pas vitrinave të ndritshme. Shqipëria e Parë, lumturohen kur fëmija e tyre, gjen punë në emigracion, një punë çfarëdo por që paguhet në euro. Është kjo Shqipëri që bëri turizmin të lëvizë hovshëm, duke mbushur radhët e armatës së pafund të kamarierëve, larësve të pjatave, larësit e makinave apo qërronjësit e patatave dhe qepëve, mjelësve të qumështit apo pastruesve të rërës dhe banakierëve. Pavarësisht se janë të paguar me thërrime, mundohen të hanë edhe ndonjë pjatë gjellë qyl te lokali i pronarit, që të ketë një kokër vezë me shumë për vëllain e vogël apo një palë atlete të përdorura fake, për motrën në moshë fejese…
Të përshkruash këtë Shqipëri që nuk ka zë të flasë dhe nuk jep dot kurrë një konferencë shtypi dhe që më së shumti vuan në heshtje dhe në vetmi të plotë, duhet të kesh një penë gjeniale.
Porse Shqipëria e Dytë është më e thjeshtë për tu përshkruar, sepse është shumë më e dukshme, shumë më e fryrë dhe shumë më pordhacë padyshim.

RelatedPosts

Bowen: Diplomacia në rrënoja pasi Izraeli sulmon udhëheqësit e Hamasit në Katar

Pse emërimi i Shabana Mahmood mund të nënkuptojë një politikë më të ashpër ndaj imigracionit

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Banorët e kësaj Shqipërie të Dytë, bëjnë festa të mëdha dhe thithin shpesh edhe kokainë të cilësisë së lartë. Porosisin modën e fundit të teshave dhe makinave dhe rrahin gjoksin me vjedhjet e baballarëve, me trafikimin e suksesshëm të drogës, me ndërtimet e kullave dhe milionat e eurove që i numërojnë si kokrra kikiriku.
Oh, po! Këta banorë të Shqipërisë së super pasur, kanë shije të hollë për gjithshka. Porosisin tulipanë dhe trëndafila nga Hollanda e largët për festat e tyre! Veshin me shije të lartë dhe stilime të rafinuara dhjetëra mijëra eurshe, belin, gushën, pulpat dhe bythët e të përzgjedhurave të tyre.
Hanë tërshërë bio, avokado, lëng frutash, pijnë çaj jeshil 3.000 euro kg, apo konjak të vjetëruar mbi 5.000 euro shishja. Madje ka raste që edhe tualetet, (dmth nevojtoret apo dhjetoret) i veshin së jashtmi me gurë të çmuar zvarovski dhe i përmbytin me aromatizues firmato.

Këto dy Shqipëri, nuk mund të jetojnë përjetësisht në dy dimensione paralele dhe pra, të mos kenë pikëprerje apo përplasje mes tyre! Dhe këtu nuk flas për vjedhjet e vogla të mijëra shërbëtoreve që lajnë halet e familjeve të majmura dhe dembele, por, për një përplasje shumë më të fortë.
Nëse SPAKU, do të ishte sot një Parti politike, do të fitonte sigurisht dhe ndershmërisht shumicën e votave të shqiptarëve.
Përtej të Majtës dhe të Djathtës!
Sepse sot ndarja e “dy Shqipërive”, nuk është ideologjike, por rrënjësisht egzistenciale.
Janë ushtria e madhe e “të Pabuksave”, kryesisht njerëz punëtorë dhe gjithmonë të panginjur me dinjitet dhe siguri jete dhe kjo Shqipëria e grabitqarëve, që më së shumti kanë krijuar pasuri marramendëse përmes dhunës, mashtrimit dhe kërcënimit.
Për të mos lodhur lexonjësin mund ta mbyll me psherëtimën e një taksixhiu, ish biznesmen i vogël i përmbytur nga taksat:

SPAKU sot, na deh më shumë se rakia!
Thënë të gjitha këto, mendoj se duhet gjithmonë të vigjëlojmë që Drejtësia të jetë e drejtë, porse edhe kjo Padrejtësia e pandëshkueshme, le të na hiqet qafe për ca kohë! Amerikanët kishin të drejtë: Politika nuk vetëpastrohet dot, se është grabitqare e lindur. SPAKU po jep provat e para, përtej të Majtës dhe të Djathtës.
Lajm i mirë ky!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

Dronët rusë mbi Poloni, kryeministri britanik: Shkelje e rrezikshme, Putini e përçmon paqen

10 September, 2025
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 September, 2025
Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

Berisha mbledh kryesinë e PD: Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike! Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

10 September, 2025
Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

Dy shqiptarë në mesin e 200 talenteve më të mirë të futbollit në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result