SPAK heton kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni

albnews
By
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme ëhtë duke hetuar kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni.

Mësohet se sot në pyetje është marrë një tjetër qytetare, për të cilën ka dyshime se i është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun në 14 maj. Kujtojmë se një i moshuar 75-vjeçar u paraqit të mërkurën e kaluar në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Procedimi penal nr. 178 i vitit 2023 për të cilën ndodhet nën hetim Ndoni nga prokurori Ols Dado ka të bëjë me dyshimet për krime zgjedhore, të denoncuar edhe nga qytetarë të Këlcyrës.

Share This Article