Shkëlzen Berisha reagon për avokatin e caktuar kryesisht: Sugjeroj më mirë Ballën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, lidhur me avokatin Artan Simoni i cili u caktua nga Gjykata e Posaçme si  avokati mbrojtës i ish-kryeministrit nën hetim.

Shkëlzen Berisha, ka shpërndarë një status të avokatit, i cili dy ditë më parë fliste për një bishë të plagosur, që diku paska gabuar.

Duket se djali i ish-kryeministrit statusin e avokatit Simoni e ka lidhur me vendosjen e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit dhe i sugjeron gjykatës, që do të ishte më mirë që si avokat mbrojtës të të atit të caktonte ministrin e brendshëm Taulant Ballën, pasi shprehet ai “ky i fundit e njeh çështjen”.

“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”-shkruan Shkëlzen  Berisha,  ndërkohë që shkrimit i ka bashkëngjitur statusin e avokatit:

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin.

Ku gaboi bisha?!”-ishte statusi i Artan Simonit.

Share This Article