Ati i Shenjtë Papa Francesku mund të vizitojë sërish Shqipërinë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Papa Francesku gjatë takimit me ambasadoren e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjte, Majlinda Frangaj e cila i dorëzoi atij letërkredencialet.
Gjatë takimit me Ambasadoren Frangaj, Papa Francesku i rikonfirmoi ndjenjën e veçantë që ai ka për shqiptaret si dhe i premtoi mundësinë për një vizitë të dytë të mundshme të tij në tokën shqiptare.
Ndërsa Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjte, Majlinda Frangaj e falenderoi Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë dhe të vazhdueshme që ai ka për popullin shqiptar si dhe zhvillimet në Shqipëri.
Një takim të veçantë ambasadorja Frangaj, pati edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit kardinal Pietro Parolin, me të cilin ndanë dëshiren dhe vullnetin për të vijuar bashkpunimin e mirë të deritanishëm.
Ambasadorja Frangaj, është ambasadorja e pestë e Ambasadës së Shqiperise në Vatikan, që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në fillim të viteve ’90.