Getinjo përgëzon banorët e ‘BBVK’, por ka një vërejtje ndaj tyre

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reperi, Getinjo duket se është një ndjekës i rregullt i këtij edicioni të ‘Big Brother Vip Kosova’, teksa shpesh e kemi parë të komentojë disa situata që janë krijuar mes banorëve, në këto ditë të lojës së tyre.

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, ai ka publikuar disa video ku jep mendimin e tij lidhur me banorët, i komplimenton për energjinë dhe situatat që kanë krijuar, por ka një vërejtje për ta.

Ai thotë se nuk e kupton arsyen përse askush nuk po flet për edicionin e parë të këtij spektakli.

“Përshëndetje njerëz. Kur po kam kohë po e shikoj Big Brother VIP Kosova 2. Po më pëlqejnë njerëzit, po më pëlqen harmonia, najs. Veç një sen s’po ka kap, përse nuk po e përmendin 1. Asnjë njeri, fjalët që janë bërë brenda ose diçka. Se di, po më duket sikur. Kur kemi dalë prej aty shumë nga këta njerëzit kanë shkruar, komplimente. Ti je nëna, ti je baba. Secili për veti. E di tani që edhe më kapni, t’ishe kan i mirë, ishe ndejt deri në fund, u dorëzove dole në mes. Nuk i marrë këto llafe seriozisht. Ama përnime interesant që nuk po e përmendin hiç”, shprehet ai.

Getinjo ka qenë një nga personazhet më të komentuar të edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Kosova’. Brenda reperi krijoi edhe një lidhje dashurie me bukuroshen nga Shqipëria, Vivien Thano, romanca e të cilëve zgjati vetëm pak muaj.

Share This Article