Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës së sotme për mediat, pyeti se çfarë po ndodh me zhvillimet në lidhje me fabrikën e miellit, padi e ngritur ndaj Arben Ahmetajt.
PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:
Absolutisht asnjë tërheqje nuk do të ketë. Do ketë absolutisht çdo dokument… Meqë jemi këtu, në aktpadinë e dytë kundër Arben Ahmetajt, për fabrikën e miellit, çfarë po ndodh? Në kontrollin që i është bërë korrespondencës së pronarit të ri të fabrikës së bukës, i janë gjetur një seri mesazhesh që Erion Veliaj i dërgon këtij zotërisë duke i thënë që këto para dërgoji në filan vend, këto të tjerat dërgoji në X vend.
Taulant Balla personalisht po merret me zhdukjen e këtyre mesazheve.
Ua them me përgjegjësi të plotë. Kështu që SKAP-i është një qendër manipulimi të pashembullt.
Por prapë kjo nuk do na pengojë ne, sikundër nuk na pengoi denoncimi në këtë rast i këtij akti, të denoncojmë çdo akt. Sepse në një anë është SKAP-i, në anën tjetër është publiku.
SKAP-i nuk vepron se nuk e kontrollon Edi Rama, por të paktën publiku të gjykojë.
Ka rast më të shëmtuar dhe klasik, Pëllumb Gjoka, porositës vrasjesh…
Pëllumb Gjokës, informohem, nuk i janë sekuestruar investimet strategjike, por vetëm pronë familjare. Se investimin strategjik e ka me Edi Ramën, si mund të shpjegohet kjo?
Pra, nuk ka asnjë lloj hezitimi.
Ne jemi tani në betejën pa kthim.
Unë e kam sulmuar qeverinë më shumë se kurrë këtë javë.
Nëse unë them se ky është procesi politik i shekullit, ky është sulm ndaj qeverisë, jo mbrojtje ndaj meje.
Kam zbërthyer para jush një mashtrim të turpshëm monstruoz.
E dini ju se në atë kallëzim penal rreshtohen nja 18 akuza, që ët gjitha absolutisht mashtrim dhe false.
Dhe unë i kam rrëzuar këtu para jush.
Unë kam faktuar se çfarë karakteri ka regjimi i Edi Ramës dhe i drejtësisë.
Të hetosh 3 vjet rresht, të mos thërrasësh kurrë ata që akuzon, të përfundosh pa gjetur asnjë provë dhe t’i dërgosh si masa sigurie për persona në hetim, këtë e bën vetëm Edi Rama me mercenarët e tij, nuk mund ta bëjë njeri kurrë.
A e patë atë enveristen dje? Ç’ishte ajo mo? Ajo mirë e boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por kishte nxjerrë Edi Ramën. Këtë gabim nuk e kishte bërë se do quhej nekrofili.