Krim i rëndë në Kosovë/ Vritet me armë zjarri një person, plagosen dy të tjerë. Policia arreston autorët

albnews
By
1 Min Read

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Vushtrri  të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka konfirmuar se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti ka njoftuar se dy persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen.

Po ashtu policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, që dyshohet se kanë përdorur autorët.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve ‘Mehmet Konjuhi’ dhe ‘Rifat Galica’ nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, thuhet në përgjigjen e Avni Zahitit, raporton Koha.

Share This Article