Deputeti i PS Vullnet Sinaj, ka deklaruar se nuk do ta denoncojë deputetin e PD, Bledjon Nallbati, i cili një ditë më parë e goditi me gusht në sallën e Kuvendit.
Ai u shpreh për gazetarët se pasi ka komunikuar me Nallbatin, ky i fundit i ka thënë se nuk e kishte me të, por me kartën e votimit.
Më tej ka shtuar se e ka falur, por do jetë pjesë e Grupit të PS nëse grupi merr ndonjë vendim ndaj deputetit të PD.