ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 3 hours ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 3 hours ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 3 hours ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 4 hours ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Përplasjet në Kuvend, reagon Elisa Spiropali: Tymuesen e mbajti në dorë Salianji, por tymi dilte nga koka e Saliut

albnews by albnews
2 November, 2023
in Albania
0
Përplasjet në Kuvend, reagon Elisa Spiropali: Tymuesen e mbajti në dorë Salianji, por tymi dilte nga koka e Saliut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan punimet e seancës.

Spiropali shkruan ndër të tjera se tymuesen e mbajti në dorë Ervin Salianji, por se “tymi dilte nga koka e Saliut”.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Postimi i plotë:

Tymuesen e mbajti në dorë Salianji, por tymi dilte nga koka e Saliut

Rindodhi sot, por kishte ndodhur edhe një ditë më parë. Do të ndodhë edhe javës tjetër dhe nuk i dihet se deri kur do të vazhdojë e njëjta histori. Opozita bllokoi parlamentin dhe përdhosi solemnitetin që duhet të ketë normalisht ajo sallë. E shndërruan sallën në një arenë sherri e dhune, rrëmuje e bolorije qesharake, tragjike e komike njëherësh. Në vend të forcës së fjalës, ata i dhanë fjalën dhunës kuturu.

Kësaj të enjteje, të enjten e Doktorit, siç e quante dikur Ilir Meta, pati shumë protagonistë; deputetët e opozitës si personazhe dhe karriget e deputetëve të shumicës, si rekuizitë.

Karriget u përdorën si barrikadë për të penguar instrumentin e punës së Parlamentit që është pikërisht fjala.

Kjo e enjte pati dhe një risi. Ajo çfarë ndodhi realisht ishte krejt ndryshe nga ajo çfarë u pa në sallë dhe u transmetua në media.

Tymuesen e mbajti në dorë Salianji, por tymi dilte nga koka e Saliut! Njeriu që ka ndezur zjarr nëpër Shqipëri për hir të jorganit vetjak, solli tymin në sallën e seancave plenare si kërcënim për çfarë do të donte të bënte sërish për të gjithë vendin.

Sali Berisha është në dyert e SPAK-ut. Kjo është arsyeja pse, Doktori i ka shndërruar dhe do të vazhdojë t’i mbajë të shndërruar deputetët e tij në një togë pushtuese të institucionit duke kërkuar ta marrë atë peng, duke penguar zhvillimin normal të veprimtarisë së tij në kundërshtim me çdo ligj, kod e moral.

Berisha është frymëzuesi i sulmit të së mërkurës mbi dyert e Kryesisë së Kuvendit dhe bllokimin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare dhe sulmit bis në sallën e seancave plenare.

Duke shkelmuar ato dyer, ai kërkon të shqyejë dyert në të cilat normalisht do të duhet të shkojë si çdo qytetar i këtij vendi, për të ballafaqur të vërtetën e tij vetjake me akuzën penale publike. Një akuzë, e cila jo për koicindencë, ngjan me vendimin fatal të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili konsideronte se në cilësinë e kryeministrit, Berisha ka pasuruar familjen e tij dhe se me retorikën e tij kishte shmangur llogaridhënien përpara drejtësisë. Kështu ka firmosur Sekretari Blinken dy vjet më parë në Ëashington, dhe kështu dyshon SPAK-u në Tiranë dy vjet më pas për atë çfarë Berisha ish-kryeministër ka bërë dikur në pjesën e parë dhe po vazhdon ta bëjë sot e gjithë ditën në pjesën e saj të dytë.

Është dëshpëruese kur shihen njerëz të votuar si përfaqësues të popullit të bëhen barrikadë

njerëzore për hallet vetjake të një individi të vetëm. Është një tunel në të cilin ata kanë futur veten, ku askush nuk mundet t’i ndihmojë të dalin në dritë. Është gjithashtu dëshpëruese të shohësh një njeri i cili ka qenë qeramarrës i zyrës më të lartë të shtetit si president i republikës dhe më pas, edhe kryeministër i vendit, që të ndodhet në një pozicion të tillë.

Edhe pse jam pjesë e pamunguar e akuzës politike dhe publike mbi të, ndjej keqardhje për Berishën si individ, por besoj fort se e vetmja mënyrë e tij për të dalë si politikan nga kjo situatë, është ballafaqimi me akuzën.

Ai që është sjellë për tre dekada si burri i fortë i politikës, kryeakuzatori politik i gjithkujt, duhet të gjejë forcën për të ballafaquar veten me akuzën publike. Nëse zgjedh të vazhdojë revolucionin e karrigeve, në rastin më të keq, ai mund të shkaktojë të tjera fraktura në kohë, por fati i tij është i ndarë prej kohësh me fatin e vendit.

Sa më shpejt ta kuptojë një gjë të tillë edhe toga e tij e sulmit me imunitet parlamentar, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Për Berishën të parin. Duke kursyer kështu njolla të tjera në duart e deputetëve, të cilat nuk mund të fshihen me delikatesën e shamive prej letre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result