Gjashtë ditë më parë, në ceremoninë e “Topit të Artë” , portieri i kombëtares argjentinase, Emiliano Martinez e fitoi çmimin e portierit të vitit. Por mesa duket portierit të Aston Vilës akoma nuk i ka dalë “dehja”e suksesit, pasi sot bëri një gabim në Premier Ligë, duke shkaktuar autogol.
ortieri argjentinasi u vlerësua në fillim të kësaj jave me trofeun “Lev Jashin” për paraqitjet e tij heroike në Botëror, ku Argjentina fitoi edhe kupën. Në ndeshjen që sot Aston Vila luajti në transfertë ndaj Notingham Forestit, martinez pësoi dy gola.
Por, ajo që u bë më virale dhe që po bën xhiron e rrjetit është mënyra sesi portieri argjentinas pësoi golin e dytë në minutën e 47-të.
Orel Mangala goditi fort nga distanca dhe Martinez u duk fillimisht se bëri një ndërhyrje të mrekullueshme, por nga devijimi që mori topin në duart e tij, ai u fut në portë. Një gabim trashanik që nuk i falt një portieri me emër, aq më shumë Martinezit që u vlerësua para gjashtë ditësh me trofeun “Lev jashin”.
Autogoli i Martinez (VIDEO)