ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 9 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 9 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 9 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 15 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Kuvendi kalon online përmes një vendimi të kontestueshëm”, Ekspertët për BIRN: Mazhoranca të sqarojë me argumente pse situata aktuale është e jashtëzakonshme

albnews by albnews
6 November, 2023
in Albania
0
“Kuvendi kalon online përmes një vendimi të kontestueshëm”, Ekspertët për BIRN: Mazhoranca të sqarojë me argumente pse situata aktuale është e jashtëzakonshme

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla duke folur gjate nje takimi me gazetaret per here te pare qe pas marrjes se kesaj detyre. Ajo tha se do te kete nje komunikim transparent me gazetaret, dhe shtoi se ata do te jene ne mbledhjet e komisioneve parlamentare. /r/n/r/nSpeaker of the Assembly, Lindita Nikolla during a meeting with journalists for the first time since taking office. She said that there will be a transparent communication with journalists, and added that they will be in the meetings of the parliamentary committees.

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kuvendi i Shqipërisë publikoi të hënën pasdite një vendim të Konferencës së Kryetarëve të marrë më 1 nëntor për zhvillimin e mbledhjeve online të komisioneve parlamentare, një vendim që kontestohet nga opozita si i paligjshëm. “Për shkak të situatës së krijuar, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe organeve të tjera të Kuvendit mund të zhvillohen online…,” thuhet në pikën 4 të vendimit të publikuar në faqen e Kuvendit.

Por para se vendimi të bëhej publik, komisionet parlamentare bënë disa mbledhje online vetëm me praninë e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës tentuan të bllokonin zhvillimin e tyre fizikisht në shenjë proteste për rrëzimin e disa kërkesave për komisione hetimore dhe përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore.

RelatedPosts

EMRAT/ SHBA sanksionon familjen shqiptare Hysa, akuza për pastrim parash në llogari të kartelit meksikan përmes ‘perandorisë’ së kazinove

VIDEO/ Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

Vendimi për zhvillimin e mbledhjeve online u mor pa praninë e opozitës. Vetëm pjesa e parë e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ishte publike, ndërkohë që në njoftimin e Kuvendit të kësaj date nuk përmendej ky vendim, por vetëm vendimet për kalendarin e shqyrtimit të projekt-buxhetit dhe draft-programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 6 nëntor -24 nëntor 2023.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN për vonesën e publikimit të vendimit dhe për argumentimin ligjor ku është bazuar, ndërsa shefi i saj kabinetit, Kosta Bajraba i tha BIRN se “publikimi do të bëhet sipas rregullores”, por nuk dha përgjigje për bazën ligjore. Disa deputetë të Partisë Demokratike e kontestuan vendimin si të pabazuar në ligj dhe si tentativë për të shuar zërin e opozitës në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha që drejton aktualisht grupimin më të madh opozitar e cilësoi parlamentin “klandestin”.

“Sot parlamenti i Shqipërisë funksionon në Zoom, i cili parashihet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në pandemi, asnjëherë tjetër,” tha ai para gazetarëve të hënën. Ndërsa sipas nënkryetares së Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi, rregullorja e Kuvendit përcakton se komisionet parlamentare i zhvillojnë mbledhjet online vetëm në rastet e masave të jashtëzakonshme. “Përkatësisht gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore (neni 5). Zhvillimi i mbledhjeve online vendoset me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve (neni 6),” shpjegoi Çupi.

Sipas Çupit, në njoftimet që sekretaritë e komisioneve kanë nisur për deputetët nuk citohet asnjë vendim dhe asnjë bazë ligjore se pse mbledhjet po thirren online. Ajo pretendoi se mazhoranca socialiste, “në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe pa vendim të Konferencës së Kryetarëve, ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online, me qëllim të vetëm shuarjen e zërit të opozitës në Parlament”. Për ekspertët e politikës, situata e krijuar nuk përbën një ‘situatë të jashtëzakonshme’ dhe mbledhjet online cenojnë integritetin dhe besueshmërinë e Kuvendit.

Afrim Krasniqi, drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit, tha se vendimi i Konferencës së Kryetarëve duhej të bëhej publik që në momentin kur u mor dhe duhej të kishte argumentuar se pse situata aktuale është e jashtëzakonshme, si ajo e pandemisë. “Mbledhjet online parashikohen në situatë me të vërtetë të jashtëzakonshme, por në rastin aktual nuk kemi të bëjmë me një të tillë, kemi të bëjmë me një konflik politik, i cili zgjidhet me mjete politike,” tha Krasniqi.

Sipas tij, në raste të jashtëzakonshme kufizohen dhe një sërë lirish që lidhen me parlamentin, por në rastin aktual asnjë prej këtyre standardeve nuk mund të devijohen nga detyrimi i parlamentit për të qenë transparent dhe llogaridhënës. “Mbledhjet nuk mund të bëhen vetëm për një parti për të votuar aktet në mënyrë formale,” theksoi Krasniqi, – duke shtuar se, “mbledhjet e komisioneve janë për pyetje, debat dhe për të ushtruar transparencë në vendimmarje dhe në kontrollin kushtetues parlamentar, gjë që s’mund ta bëjnë komisionet në mbledhje online”.

Sipas tij, shumica e kërkesave të opozitës lidhen me komisionet hetimore, për të cilën vetë Kuvendi mund të inicojë dërgimin në Gjykatë Kushtetuese, apo reformën zgjedhore për të cilat parlamenti vetë mund të ofrojë zgjidhje duke ofruar mundësi përfaqësimi të gjithë aktorëve duke zgjeruar të drejtën e vetos vendimmarrëse.

Për sa kohë mungon vullneti politik, Krasniqi mendon se palët po i shfrytëzojnë këto incidente për interesat e tyre. “Mazhoranca për të përfituar nga kriza e opozitës dhe për të avancuar kontrollin e saj të plotë mbi jetën politike të vendit, opozita për të tërhequr vëmendjen nga proceset që po ndodh në SPAK dhe duke keqpërdorur grupin parlamentar,”shtoi ai. Praktika e mbledhjeve online të komisioneve u vendos për herë të parë në vitin 2020 kur vendi u përfshi nga pandemia e Covid-19 dhe qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result