Kosovës vazhdojnë t’i vinë medaljet, Albulena Gërvalla fitoi medaljen e bronztë në karate

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe një medalje evropiane e fituar nga karateja në kampionatin evropian, që po mbahet në Aalborg të Danimarkës, për grupmoshat U-21, junior dhe kadet.

Këtë herë, Albulena Gërvalla, ka fituar medaljen e bronztë për U-21, kategoria deri në 55 kilogramë.

Deri tek medalja e bronztë, karateistja jonë erdhi përmes repesazhit, ku shënoi tri fitore, ndërsa një tjetër e kishte arritur në luftën e parë.

Dy ditë më parë, edhe Melos Gashi, në grupmoshën e kadetëve, fitoi medaljen e argjendtë. Kombëtarja e karatesë po paraqitet në evropian me 25 garues.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply