GJKKO zbardh vendimin për Berishën: Refuzoi të njihej me masën e sigurisë. S’ka nevojë të merret autorizim nga Kuvendi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjyqtarja Irena Gjoka ka zbardhur vendimin e argumentuar të caktimit të masës së sigurisë atë të detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes  jashtë vendit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një dokument prej 27 faqesh, Gjoka  ka relatuar gjithë procedurën e ndjekur që nga kërkesa e SPAK-ut që po heton ish-kryeministri mbi dyshimet për korrupsion pasiv në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, e deri te marrja e vendimit më datë 26 tetor, kur Berisha dhe avokatët mbrojtës refuzuan të merrnin pjesë në seancën për verifikimin e masave.

Ish-kryeministri thuhet në dosje, refuzoi të njihej me vendimin e marrë për të në mungesë, por sipas sgjykatës ai mori dijeni dhe këtu i është referuar daljeve të tij në media, apo edhe faktit se Berishai u lëshoi prokurë të posaçme dy avokatëve mbrojtës. 

Gjyqtarja Gjoka ka argumentuar edhe pikën më të fortë të kundërshtisë nga ana e ish-kryeminstrrit Sali Berisha dhe avokatëve mbrojtës  se si u mor masa e sigurisë duke u anashkaluar Këshilli i Mandateve në Parlament. GJKKO çmon se për të dyja masat nuk ka nevojë të kërkohet autorizim nga Kuvendi.

Sipas vendimit ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet pranë oficeres gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të muajit si edhe t’i bllokohet pasaporta dhe dalja e tij jashtë Shqipërisë. Por në datën 6 nëntor  ish-kryeministri refuzoi të paraqitej sikundër e detyronte vendimi dhe tani i mbetet prokurorëve të SPAK -ut të veprojnë mbi këtë refuzim.

Share This Article