ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 5 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 5 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 5 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 5 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

AKEP gjobit 100 mln lekë “ONE” për ndërprjen e sinjalit: Të rregullojë aparaturat

albnews by albnews
9 November, 2023
in Shqiperia
0
AKEP gjobit 100 mln lekë “ONE” për ndërprjen e sinjalit: Të rregullojë aparaturat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në 24 Gusht 2023, abonentët e kompanisë së telefonisë celulare, “One”, u gjendën pa pritur dhe pa asnjë paralajmërim në mungesë totale të shërbimit.

Ky ishte momenti më kulminant i një sjelljeje aspak rigoroze dhe normale të kompanisë me klientët e saj, pas një serie të mëparshme të ndërprerjes së sinjalit për minuta, madje edhe për orë të tëra.

RelatedPosts

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet nga Kepi i Rodonit: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK publikon detaje mbi takimet me zyrtarët amerikanë

Atentati në Shkodër- Flet autori i dyshuar: Objektivi i vetëm ishte Erogen Vaso

Klientët nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje serioze nga kompania “One” për këtë ndërprerje të plota të sinjalit. Zyrat call-center të shoqërisë justifikoheshin përballë klientëve të shqetësuar se “po kryen përmirësime të sistemit dhe sinjali do të kthehet shpejt”.

Pas këtyre përgjigjeve evasive, abonentë të shumtë iu drejtuan Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për të ushtruar detyrimin e tij për kontrollin mbi operatorin ekonomik të telefonisë celulare.

AKEP-i, i cili kishte nisur më herët, në maj të këtij viti, një inspektim mbi problematikat e mëparshme të kompanisë ‘One”, bashkoi në planin e tij të kontrollit edhe ankesat e 24 gushtit, të mbërritura nga qytetarët.

Në foto: AKEP mori numër të konsiderueshëm ankesash për ndërprerjen e sinjalit nga “ONE”

Në përfundim të inspektimit, AKEP vendosi të gjobisë kompaninë “ONE” shpk me 100 milionë lekë të vjetra për disa lloje shkeljesh, ku përfshiheshin edhe ato që lidhen me ndërprerjen e sinjalit.

Gjoba 100 milionë

Në 24 Tetor 2023, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vendosi të gjobisë shoqërinë ‘One” shpk me 10 milionë lekë të reja, për shkelje të disa detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për komunikimet elektronike dhe postare”.

Një nga pikat që penalizoi shoqërinë është pikërisht mungesa e shërbimit të plotë, më saktësisht ndërprerja pa asnjë njoftim e sinjalit për abonentët.

Para se të arrinte në vendimin penalizues, AKEP-i zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësuesin e kompanisë celulare.

Në foto: AKEP-i gjobit me 100 mln lekë të vjetra kompaninë celulare “One”

Lidhur me ndërprerjen e herë pas hershme të sinjalit, por sidomos për ngjarjen e datës 24 gusht 2023, ku i gjithë sistemi i komunikimit i “One” doli jashtë loje, përfaqësuesi i kompanisë deklaroi se kjo vinte për shkak të ndryshimeve në aparatura, që ndodhën pas shkrirjes së kompanive ‘One” dhe “Albtelekom” në një të vetme.

Por, ky argument u vlerësua tërësisht i pabazuar nga Këshilli Drejtues i AKEP-it.

Në vendimin e gjobës, AKEP-i deklaron, ndër të tjera:

“Vendimi për bashkimin e shoqërive dhe afatet e zgjedhura për implementimin e tij janë vendosur në mënyrë sovrane nga ana e sipërmarrësit ONE Albania sh.a. Në mënyrë të natyrshme, nga shoqëria e re e bashkuar pritet një përmirësim i cilësisë së shërbimit dhe, në asnjë rast, procesi i bashkimit nuk mund të përbëjë një rrethanë lehtësuese për vlerësimin e masës së dënimit”.

Pra, sipas AKEP-it, vendimi për bashkimin me “One” me ‘Albtelekom” ishte i kompanisë dhe është kryer me qëllimin për të përmirësuar cilësinë e shërbimit. Në asnjë rast, bashkimi i dy kompanive nuk do të justifikonte dëmtimin apo ndërprerjen e shërbimit për klientët e saj.

Në foto: AKEP rrëzoi argumentat e “ONE” për ndërprerjen e sinjalit

Për më tepër që problemet me cilësinë e shërbimit ishin identifikuar edhe më herët nga Grupi i Inspektimit i AKEP-it.

Në një raport të përfunduar paraprakisht në 25 Maj 2023, AKEP-i kishte rekomanduar se “Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja dijeni e këtij Vendimi përfundimtar inspektimi”.

Pavarësisht këtij rekomandimi, rezulton se kompania ‘One” nuk është angazhuar për rritjen e cilësisë së shërbimit.

Në relacionin përfundimtar të datës 26 Shtator, mbi të cilën u mbështet edhe gjoba 100-milionëshë, Grupi i Inspektimit i AKEP-it shkruan se: “Sipërmarrësi “One Albania” sh.a., duhet të rishikojë dhe riparojë të gjitha problemet teknike të evidentuara në arkitekturën e moduleve të sistemit B/00S me qëllim eliminimin e pikave të dështimit si dhe përmirësimin e sistemit brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga vendimi përfundimtar i inspektimi”.

Duket qartë që rekomandimi i AKEP-it për “One”, lënë në Shtator është thuajse i njëjtë me atë që iu la kompanisë celulare në Maj të këtij viti.

AKEP-i konstatoi se rekomandimet e saj për rritjen e cilësisë së shërbimit për abonentët nuk janë marrë parasysh dhe për këtë arsye vendosi që, si masë paraprake, penalizimin e “One” me gjobë 100 milionë lekë të vjetra.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result