Barcelona triumfoi 2-1 ndaj Alaves, në ndeshjen e La Liga. Takimi nisi me malore për katalanasit. Sulmuesi spanjoll, vetëm 19-vjeçar, Samu Omorodion kaloi topin pas shpinës së portierit Ter Stegen. Skuadra e drejtuar nga Xavi u përpoq që të reagonte, por brenda fraksionit të parë, e kishte gati të pamundur.
Robert Lewandowski u rikthye te goli, i cili i mungonte prej fundit të shtatorit. Në të 53-tën minutë, ylli polak “tundi rrjetën”. Po Lewa, kompletoi përmbysjen në minutën e 77-të, me anë të një ekzekutimi perfekt të një penalltie.