Rusia gjobit ‘Google’, shkak lufta në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Moskës përsëri ka gjobitur gjigantit teknologjik Google për refuzimin që të dhënat e përdoruesve rusë t’i ruajë në Rusi. Kjo nuk është hera e parë që gjiganti amerikan dënohet nga gjykatat në Rusi.

Në gushtin e vitit 2023, gjykata e kishte dënuar Googlen me 32 mijë dollarë pasi nuk kishte fshirë informacionet rreth konfliktit në Ukrainë.

Gjatë vitit të kaluar, gjykata e Moskës kishte gjobitur edhe kompanitë Apple dhe Wikipedia. Apple u gjobit me 4 mijë dollarë për shkak se nuk ka fshirë informacionet, të cilat regjimi rus i cilëson si të rrejshme në lidhje me luftën në Ukrainë, raporton Associated Press.

Rusia e kishte paralajmëruar kompaninë amerikane se me informacionet që po ofronte, po destabilizonte situatën politike në shtetin rus. E njëjta gjykatë ka gjobitur edhe Wikipedian me 29 mijë dollarë. Ky ishte dënimi i shtatë me radhë ndaj Wikipedias me arsyetimin se po mbante informacione të rrejshme për luftën në Ukrainë.

Share This Article