ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina 1 hour ago
VIDEO/ Takimi mes Putim dhe Kim Jong Un, stafi koreano-jugor pastroi të gjitha mobiliet që preku lideri i tyre 4 hours ago
Zhegrova, Messi i Kosovës: Ëndrra e Maldinit dhe Mannës, jeta e natës dhe shqetësimi i vetëm i madh 4 hours ago
I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, Nderi i Kombit prehet në Vuno 4 hours ago
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ben Blushi shpjegon “Komploti”-n: Qytetet shqiptare në të ardhmen mund të drejtohen edhe nga të huajt

albnews by albnews
17 November, 2023
in Albania
0
Ben Blushi shpjegon “Komploti”-n: Qytetet shqiptare në të ardhmen mund të drejtohen edhe nga të huajt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkrimtari i njohur Ben Blushi ka rrëfyer disa nga të pathënat mbi romanin e tij të fundit, “Komploti”. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1 Ben Blushi shpjegoi edhe “parashikimin” në romanin e tij mbi mbërritjen e emigrantëve në Shëngjin, që pritet të konkretizohet nga marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe italiane.

Blushi theksoi se gjithë kjo ka qenë një koincidencë dhe se ai është nisur nga fakti i vendqëndrimit të afganëve në Shëngjin që erdhën pas pushtimit të Afganistanit dhe largimit të misionit amerikan nga ky vend.

RelatedPosts

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë

Reportazh/ Vunoi “parajsa” e pushtuar me hekur e beton nga ‘strategjikët’

“Ishte një koincidencë që në ditët që libri doli në qarkullim, qeveria e Shqipërisë bëri një marrëveshje me qeverinë italiane për pritjen e refugjatëve që nuk kalojnë dot Adriatikun, nuk kalojnë dot për në Itali.

Në libër unë e kam këtë element që Shëngjini si qytet në të ardhmen kthehet në një bashki që e administrojnë të huajt. Sigurisht që kjo është koincidencë.

Po nga se jam nisur unë. Unë jam nisur nga një fakt i thjeshtë, Shëngjini sot është një bashki multietnike, sepse aty jetojnë 3 mijë afganë kur qeveria amerikane i mori nga Afganistani kur Afganistani u pushtua para dy vitesh dhe u vendosën kryesisht në Shëngjin”, u shpreh Blushi.

Shkrimtari i disa romaneve që trajtojnë fenomenet e ndryshme shqiptare theksoi se para se të shkruante librin ai ka vizituar Shëngjinin duke u njohur me historitë e afganëve.

“Unë kam shkuar shpesh aty për t’i vizituar ata, duke bërë fotografi dhe duke takuar njerëz interesantë dhe duke kuptuar historitë e tyre.

E kuptova që ky qytet nëse sot votohet, nuk e di kush fiton aty, një afgan apo një shqiptar. Mund të ketë pasur momente kur mund të ketë pasur më shumë votues afganë ndoshta, tani janë më pak”, tha Blushi.

Në këtë mënyrë, sipas Blushi lindi edhe ideja se “që çfarë mund të ndodhë se një qytet si Shëngjini që mund të jetë Laçi, mund të jetë Mallakastra, Saranda, nuk e di, dhe vijnë shumë të huaj”

Duke folur për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, Blushi vuri në dukje se fakti që shumë të huaj po vijnë në Shqipëri ndodh se shumë shqiptarë po largohen.  

“Pse vijnë shumë të huaj në Shqipëri, sepse ne po ikim. Pra, shumë shqiptarë largohen, natyrisht që shumë të tjerë do të vijnë. Mund të jenë afrikanë, mund të jenë egjiptianë mund të jenë sirianë. Kryesisht mund të jetë njerëz nga vende më të pazhvilluara se ne ”, nënvizoi Blushi.  

Blushi shtoi se Shqipëria është vend transit për emigrantët dhe natyrisht një pjesë e tyre që duan të shkojnë në Evropë do të mbeten këtu.

“Ne gjithmonë mendojmë se jemi vend i varfër dhe i pazhvilluar, por bota ka më shumë se 2/3 të vendeve që janë më keq se ne në kuptimin politik dhe ekonomik.

Ata jetojnë në luftë, në epidemi, në uri, në thatësirë dhe gjithë këta popuj që vijnë nga jugu i planetit duan të vijnë në Evropë dhe rruga për të shkuar në Evropë është edhe Shqipëria.

Kështu që një pjesë e madhe që do të shkojë në Evropë, do të mbeten këtu dhe ky mund të jetë fati i disa qyteteve tona, përfshirë Shëngjinin si në librin tim, kur një komunitet i huaj qeveris atë bashki sepse është shumicë”, shpjegoi Blushi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina

3 September, 2025
VIDEO/ Takimi mes Putim dhe Kim Jong Un, stafi koreano-jugor pastroi të gjitha mobiliet që preku lideri i tyre

VIDEO/ Takimi mes Putim dhe Kim Jong Un, stafi koreano-jugor pastroi të gjitha mobiliet që preku lideri i tyre

3 September, 2025
Zhegrova, Messi i Kosovës: Ëndrra e Maldinit dhe Mannës, jeta e natës dhe shqetësimi i vetëm i madh

Zhegrova, Messi i Kosovës: Ëndrra e Maldinit dhe Mannës, jeta e natës dhe shqetësimi i vetëm i madh

3 September, 2025
I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, Nderi i Kombit prehet në Vuno

I jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, Nderi i Kombit prehet në Vuno

3 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result