E gjithë Shqipëria gëzon sonte kualifikimin e madh në Euro 2024. Sido që të shkojë sonte ndeshja me Ishujt Faroe, tashmë kuqezinjtë kanë prerë biletën, e cila i lejon ata të luajnë në Europian në verën e ardhshme.
Duke qenë se jemi pak orë para ndeshjes, disa prej tifozëve janë nisur në drejtim të “Air Albania”. Sot në rrugët e kryeqytetit sundonin ngjyrat kuqezi, çka të jepte një emocion të veçantë të ndjenjës kombëtare. “SUPER atmosfera në Tiranë para ndeshjes së Shqipërisë me Ishujt Faroe” – Shkruan në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.