Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet dhe masat e marrë ndaj ish ministrit Ilir Beqaj për koncesionin e sterilizimit.
Sipas analistit ka një lehtësim për Beqajn dhe kjo vjen nga pushteti që ka kryeministri Edi Rama.
Lubonja thekson se Prokuroria është me regji dhe nuk ka të njëjtën qasje si në çështjen e ish kryeministrit Sali Berisha dhe ish ministrin Ilir Beqajn.
Ai thotë se në rastin e Berishës i ka shkuar çështjes deri në rrënjë ndërsa e kundërta ka ndodhur me Beqajn.
“Ka një lehtësim për Beqajn kjo vjen nga pushtetit që ka Edi Rama. Prokuroria përdoret. Është një prokurori me regji. Nuk ka të njëjtën qasje si tek Berisha dhe tek të tjerët.
Te Berisha i ka shkuar deri në rrënjë çështjen. Ndërsa këtu nuk shkon atje”, tha Lubonja