ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata 10 hours ago
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit 10 hours ago
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët 10 hours ago
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë 10 hours ago
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, prokuroria kërkon burg për 2 arkitektët

albnews by albnews
21 November, 2023
in Shqiperia
0
Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, prokuroria kërkon burg për 2 arkitektët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg ndaj dy arkitektëve pasi akuzohen se kanë marrë leje ndërtimi me të dhëna të rreme përmes E-leje.

Sipas njoftimit të prokurorisë, rezulton e provuar se shtetasit kanë aplikuar në sistemin E-Leje, nëpërmjet shtetasve A.P. dhe K.B. (Arkitektë), si dhe janë pajisur me lejet e rindërtimit respektive.

RelatedPosts

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

“Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti A.P. apo K.B., tregojnë vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata”, thuhet në njoftimin për mediat.

Prokuroria e Tiranës shpjegon se nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti A.P. apo K.B., “tregojnë vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata”

“Nga të dhënat e grumbulluara rezulton se objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiskionin e Bashkisë Tiranë”, thuhet më tej në njoftim.  

Pas verifikimeve, është kërkuar edhe vendosja e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara prej arkitektëve.

Njoftimi i prokurorisë

Pezullimi nga detyra i presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Prokuroria e Tiranës: Abuzoi financiarisht dhe punësoi të fejuarat e djemve të tij

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.1285, të vitit 2023 (i bashkuar), për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, ma kallezues në ngarkim të shtetasve M.T., A.T., F. Z., A.H., D. D., G.M., T.V. dhe M.D.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton e provuar se shtetasit e mësipërm, kanë aplikuar në sistemin E-Leje, nëpërmjet shtetasve A.P. dhe K.B. (Arkitektë), si dhe janë pajisur me lejet e rindërtimit respektive.

Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti A.P. apo K.B., tregojnë vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata.

Nga të dhënat e grumbulluara rezulton se objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiskionin e Bashkisë Tiranë.

Shtetasi G.M. administrator dhe ortak i vetëm i subjektit Certi Ë South Balkans, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14.04.2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, e cila është pjesë e fondit pyjor, ngastra 1/a, për të cilin janë përpiluar aktet pëkatëse, duke u konstatuar se disa prej strukturave me hekur dhe beton si dhe muri rrethues janë të pozicionuara në një sipërfaqe të fondit pyjor e cila ëshë dhënë në përdorim.

Arkitektet A. P. dhe K.B. kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje.

Pas verifikimeve, kërkohet vendosja e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara nga;

M.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5271 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 62 datë 09.02.2023, pranë ASHK;

F.Z. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5272 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 63 datë 09.02.2023;

A.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundëvajtjes nr 5270 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 65 datë 11.02.2023, pranë ASHK;

A.H. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr 5269 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 72 datë 15.02.2023, pranë ASHK;

D.D. me sipërfaqe 360 m2, të konstatuar sipas procesverbalit per konstatimin e kundravajtjes nr 2582 datë 30.01.2023, te IMT dhe vetedeklarimit nr 38 datë 01.02.2023, pranë ASHK; T. V. vetëdeklaruar me aplikimin nr.5714 datë 31.03.2022, pranë ASHK-së; dhe M. D., i cili nuk rezulton të ketë bërë aplikim për ndërtimin e paligjshëm, por ka pretenduar se ka ndërtuar objektin e konstatuar bazuar në lejen e ndërtimit nr Nr. K-10349/2.

Po kështu, ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, 230, 238, të K.Pr.Penale, për caktimin e masës së sigurimit arrest në burg për shtetasit: A.P. dhe K.B.

Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se ata kanë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal. Arkitektët A.P dhe K. B. kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

Kongresi i Perusë e shpall presidentin meksikan ‘persona non grata

8 November, 2025
BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

BE-ja detyron të lirojë ekuipazhin pas sulmit të piratëve somalezë ndaj tankerit

8 November, 2025
Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

Franca këshillon qytetarët të largohen urgjentisht nga Mali për shkak të bllokadës së karburantit nga xhihadistët

8 November, 2025
Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

Mijëra fluturime anulohen ose vonohen në SHBA për shkak të mbylljes së qeverisë

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result