Jep dorëheqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit

albnews
By
1 Min Read

Është dorëhequr nga posti kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.

Vendimi i Sakos erdhi pas një prononcimi në media ku tha se është e kënaqur shifrën prej 50 viktimash nga tërmeti i 26 nëntorit.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve,”-shkroi ajo në një postim në Facebook.

Share This Article