Largime në masë te Manchester United, dhjetë lojtarë drejt “divorcit” me klubin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Revolucion te Manchester United. Daily Star i kushton një artikull special lojtarëve të shumtë që mund të largohen nga “Old Trafford” në dy seksionet e ardhshme të merkatos. Sipas tabloidit të njohur, janë mbi 10 lojtarë të destinuar për t’i thënë lamtumirë “Djajve të Kuq”, pasi janë jashtë projektit të trajnerit Ten Hag.

I pari që do të largohet me gjasë do të jetë Jadon Sancho, i cili ka patur shumë probleme me klubin, ndoshta edhe për shkak të karakterit të tij problematik. Talenti anglez, i cili deri më tani këtë sezon ka luajtur vetëm 76 minuta, të ndara në 3 ndeshje, mund të kalojë te Juventus falë ardhjes gjithnjë e më të mundshme të ish-lojtarit të bardhezinjve, Jean-Claude Blanc në drejtimin e United si menaxher i përgjithshëm. Të presim e të shohim sesi do shkojnë gjërat.

Share This Article